Shala i përgjigjet Haki Abazit: Flet në nivel intrige, e palejueshme për funksionin e tij

Shala i përgjigjet Haki Abazit: Flet në nivel intrige, e palejueshme për funksionin e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala i është përgjigjur zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazit, i cili e ka pyetur se pse nuk e kanë takuar amerikanët kur ka qenë ministër i Kulturës  dhe Sportit dhe për rolin e tij lidhur me qendrën historike të Prizrenit.

Shala, ka thënë se Abazi flet në nivel intrige, duke shtuar se kjo është e palejueshme për funskionin që ka Abazi.

“Ai se ka idenë, mua më kanë takuar vazhdimisht, unë kam qenë përfaqësues i Kosovës në Këshillin për zbatim dhe monitorim që mirret me çështje të Kishës Orotodokse Serbe. Hakiu se njeh problemin do të thotë flet në nivel intrige dhe është e palejueshme me një fuksion të tillë, por tani unë po e shpjegoj”, ka thënë ai, shkruan insajderi.

“Është një instrument me përfaqësim ndërkombëtar dhe sipas një ligji të veçantë e ushëheq shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përfaqësues të KFOR-it e të tjerë. Unë në bazë të vlerësimit të Komisionit s’kam lejuar rindërtimin e manastirit të kishës së Shën Arkangjelit në Prizren për këtë arsye, sepse raporti i Këshillit të Evropës për kishat e rrënuara, të djegura në vitin 2004 nuk e kishte, pse se kishte, sepse ajo kishë ishte rrënuar për herën e fundit rreth shtatë shekuj më parë dhe Komisioni nuk e  lejonte një gjë të tillë e jo unë, ndërsa kisha bllokonte projekte të tjera që s’kishin të bënin me këtë çështje dhe bisedat me administratën amerikane dhe me ambasadorin amerikan unë i kam pasur për këtë çështje ndoshta edhe mospajtimet, por nuk është kërkuar që kjo të zgjidhet në kundërshtim me ligjet”, ka thënë Shala.