Shala: Jam i ftuar në Speciale si i dyshuar për vrasje

Shala: Jam i ftuar në Speciale si i dyshuar për vrasje

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për vrasje, njofton Insajderi.

Shala në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm.

Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.

“Kam qenë i ftuar si dyshuar për vrasje. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën e mbrojtjes në heshtje”./Insajderi.com