
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për raportet e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë kohës sa ishin në qeveri, duke thënë se LDK-ja do ta dilte nga ajo qeveri edhe pa shkarkimin e Veliut, njofton Insajderi.
Shala i ftuar në emisionin Pressing, ka thënë se “LDK-ja kishte vërejtje edhe për qasjen e kryeministrit Kurti ndaj administratës amerikane, gjë për të cilën ne i kemi tërhequr vëmendjen”.
Ai më pas ka thënë, se “shkarkimi i ish Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, e përshpejtoi prishen e një koalicioni i cili edhe ashtu kishte filluar të bëhej i pa mundur”.
Shala po ashtu ka thënë se “për prishjen e qeverisë përgjegjës ka qenë vetë LVV-ja dhe ish kryeministri Kurti, meqë në radhë të parë ishte prishur marrëveshjen me Amerikën dhe së dyti kishte shkelur marrëveshjen me LDK-në duke e shkarkuar një ministër pa paralajmërim”./Insajderi.com