Shala: Të gjithë u pajtuam që Hoti të jetë kandidati për kryeministër

Shala: Të gjithë u pajtuam që Hoti të jetë kandidati për kryeministër

Kujtim Shala ka folur për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi

Ai në emisionin Rubikon ka thënë se në parti të gjithë janë pajtuar që kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti, të jetë kandidati i partisë për kryeministër.

“Hoti është kryeministër në detyrë. Mandati i tij u ndërpre për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se z.Hoti kishte atë funksion ne kishim vlerësuar punën e tij dhe të qeverisë dhe në të vërtetë nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Domethënë kjo është arsyeja”.

“Z.Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe në Kryesinë e partisë dhe nivelet e tjera të organizimit të LDK’së kanë dhe pikëmamje dhe preferenca të tjera. Diskutojnë dhe për emra të tjerë por në kuptimin formal që është esencial për LDK’në, ne s’kemi diskutuar kandidatura tjera”, shtoi Shala.

Shala tha se emri i tij nuk është diskutuar si kandidat për kryeministër.

Shala është i dyti në listën e LDK’së për kandidatë për deputetë./Insajderi.com