Shala thotë se siguria në Kosovë është e menaxhueshme dhe stabile

Shala thotë se siguria në Kosovë është e menaxhueshme dhe stabile

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala,ka deklaruar se Kosova qëndron në një gjendje stabile dhe të menaxhueshme sa ipërket sigurisë kombëtare, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Sytë 7” të Klan Kosovës, ku foli edhe për ndikimin e emërimeve dhe shkarkimeve që bëhen nëpër institucione të ndryshme në vend.

“Situata e sigurisë në Kosovë është e menaxhueshme, ku edhe mekanizmi vendor por edhe ai ndërkombëtar janë duke bashkërenduar disa aktivitete në veçanti shkëmbimin e informacioneve sa i përket kërcënimeve të mundshme qoftë nga brenda ose jashtë që mund të atakohet Republika e Kosovës”.

“Ata të cilët emërohen në pozita të caktuara kanë shkallën e sigurisë të lartë, kanë qasje në informacione sekrete dhe në qoftë se ka ndonjë ndryshim menaxheria atëherë probabiliteti është shumë i lartë që disa informacione të cilat mund të barten nga një menaxhment në tjetrin e atakon edhe policin më të thjeshtë”.

“Në Kosovë kemi shpesh emërime dhe shkarkime dhe kjo e atakon sigurinë me apo padashje – kjo i mbetet aspektit politikë”, deklaroi Shala

Shala tutje e quan vendim të drejtë shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Mendoj se është mirë që të krijohet edhe një mekanizëm i ri i sigurisë në Kosovë, kemi pasur shkarkimin apo shuarjen e Task-forcës anti-korrupsion nga kryeministri, Avdullah Hoti, kjo në aspektin procedural dhe ligjor ka qenë në rregull por rastet me të cilat është marrë kjo Task-forcë nuk kanë sjell profit në buxhetin e Kosovës”.

“Kryeministri në mënyrë të drejtë mori vendimin që të shuhet kjo Task-forcë, por mendoj që është shumë jetike që Kosova ta krijoj një mekanizëm të ri sigurisë që do të quhej “Buroja Nacionale e Hetimeve”.

“Një buro e tillë e hetimit ku akterët kyç të hetimit do të kishin përfaqësuesit e tyre të hetimit në atë mekanizëm dhe rrjedhja e informacionit kishte me shkurtu procesin procedural”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com