Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të shtunën ka prezantuar Shaqir Totajn kandidate për kryetar të Komunës së Prizrenit, shkruan Insajderi.
Hoxhaj këtë e bëri të ditur gjatë një takimi që pati me degën e PDK-së në Prizren.
Ai tha se qytetarët e Prizrenit duhet t’i thonë mjaft zhgënjimit dhe mashtrimit për katër vitet e fundit nga kryetari aktual, Mytaher Haskuka.
“Sot është një ditë e veçantë. Jam shumë i nderuar që në këtë takim shoh shumë profesionistë…Jam këtu që t’ju ftoj të gjithëve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit dhe zhvillimit. Ti themi mjaft mashtrimit, zhgënjimit në katër vitet e fundit në këtë qytetet”.
Ai ka thënë së Prizrenit i duhet një kryetar që punon 24 orë për qytetin./Insajderi.com