Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.

Ai tha se ka mbështetjen e qytetarëve si dhe të degës së PDK-së në Prizren.

“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.

Totaj ishte kandidat për kryetar të Prizrenit në vitin 2017.

Ai kishte arritur që të dal i pari në raundin e parë. Por, Lëvizja Vetëvendosje me Mytaher Haskukën kishin arritur ta përmbysin rezultatin në balotazh. /Insajderi.com