Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 296 raste të reja me Coronavirus.

Në njëzetekatër orët  e fundit janë shëruar 202 të infektuar.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 1.433 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Ndërsa, totali i infeksioneve është 57.028, ndërsa i të shëruarve 50.134.

Rastet aktive janë 5.411, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik. /Insajderi.com

 

202 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 21 January 2021