SHBA edhe më një kritikë ndaj Qeverisë së Kosovës

SHBA edhe më një kritikë ndaj Qeverisë së Kosovës

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shpeshtuar kritikat karshi Qeverisë së Kosovës. Përveç kritikave për largimin e taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia Bosnje Hercegovina, ambasadori, Philipp Kosnett ka kritikuar qeverinë edhe për dështimin në luftën ndaj korrupsionit, shkruan Insajderi.

Në një shkrim që e ka bërë ambasadori Kosnett në “Twitter”, është ankuar se Kosova ka qenë më mirë në vitin 2017 në luftimin e korrupsionit, sesa në vitin 2018. Sipas tij tema e korrupsionit duhet të shqetësoj çdo qytetar të vendit.

Shkrimi i plotë i Kosnett në Twitter:

“ #CPI2018 ka dalur, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësoj çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.