Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Slloveni.
Në emër të shtetit amerikan është deklaruar Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price.
“Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është kritike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në Twitter.
Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje nga Kosova dhe Serbia për zbatimin e marrëveshjes për targat mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi për takimin me Kurtin, Borrell u ka bërë thirrje dy palëve që të intensifikojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila normalizon marrëdhëniet.
Ndërkaq, të mërkurën, Kurti tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kanë folur për Procesin e Berlinit.
Përmes një postimi në Tëitter, ai theksoi se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave./Insajderi.com