SHBA: Jemi të dëshpëruar që BE nuk filluan negociatat me Maqedoninë e Veriut

SHBA: Jemi të dëshpëruar që BE nuk filluan negociatat me Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes thotë se shteti i ka përmbushur detyrat e domosdoshme për hapjen e bisedimeve paraqasëse me Bashkimin Evropian.

“Mbetëm të dëshpëruar që vendet anëtare të BE-së nuk arritën që të miratojnë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme, por nuk ka hamendje se shteti i ka përmbushur detyrat e domosdoshme për hapjen e bisedimeve paraqasëse me Bashkimin Evropian dhe ky është një hap që besojmë se do ta rris stabilitetin rajonal dhe do të përmirësoj aktivitetin politik dhe ekonomik”, kështu u shpreh sot ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, shkruan Insajderi.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane në këtë vend, Anke Hollshtajn, thekson se prioritet i qeverive duhet të jenë reformat kredibile dhe të qëndrueshme, ndërsa BE-ja duhet të qëndrojë në angazhimet e veta. “Qasja “ju reflektoni, ne reflektojmë” duhet të vlejë. Me rëndësi është negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë sa më parë, porositi sot ambasadorja gjermane  në këtë vend, Anke Hollshtajn.

Në këtë drejtim, theksoi Hollshtajn, kryesimi portugez bëri gjithçka, por siç duket, kryesimi i ardhshëm slloven do të duhet të ndërmarrë.

“Gjermania mbetet mbështetëse e fuqishme dhe do të punojë që kjo të ndodhë. Anëtarësimi i ardhshëm i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE është vision I yni I përbashkët dhe interes gjeostrategjik. Gjermania mbetet fuqimisht e përkushtuar në këtë qëllim”, deklaroi Hollshtajn. /Insajderi.com