SHBA kërcënon Bosnjën me sanksione

SHBA kërcënon Bosnjën me sanksione

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, thotë se sikurse ndërmjetësimi që është bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen për paqe në Bosnjë e Hercegovinë më 1995, mund të vendosen sanksione ndaj subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen, transmeton Insajderi.com.

Kështu është shprehur ai në një letër drejtuar anëtarëve të presidencës së BeH, ku shton se hapat drejt minimit të institucioneve të këtij vendi, do të rrezikonin jo vetëm përspektivën evropiane të BeH-së, por edhe stabilitetin dhe garancitë e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe investimet e huaja.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik

“Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, SHBA-ja përsërit se lëvizjet për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet e nivelit shtetëror ose për të destabilizuar Marrëveshjen, do të përballen me veprime të duhura, përfshirë marrjen në konsideratë të sanksioneve”, tha Blinken në një letër drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës, raporton portali “Istraga.ba”.

Sipas tij, veprimet e Dodikut paraqesin “kërcënim ekzistencial” për Marrëveshjen e Dejtonit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Blinken u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshihen në dialog dhe preku gjithashtu ndryshimet në ligjin zgjedhor të BeH.

Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.

Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.

Dodik, përfaqësuesi serb në Presidencë, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë gjyqësorin, ushtrinë dhe administratën tatimore të Bosnjës.

Dodik ka thënë se institucionet nga të cilat dëshiron të largohet, nuk janë përfshirë në Kushtetutën e dalë nga Dejtoni, por janë krijuar përmes amendamenteve. /Insajderi.com