
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje partive politike që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë t’i mbështesin ata persona të cilët nuk janë të njollosur me afera korruptive.
Sipas Ambasadës së ShBA-së, kandidatët e partive politike duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë femrat dhe të rinjtë.
Më tutje Ambasada Amerikane, duke mos dashur t’i komentojë koalicionet e fundit të arritura në vend, u ka dërguar një porosi të gjithë kandidatëve që ta ndjekin thirrjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy për të punuar për vendin dhe qytetarët e tij.
Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit, ShBA-ja pret që ato t’i përmbushin standardet evropiane.
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë u ka bërë thirrje partive politike që t’i mbështesin kandidatët e pakorruptuar./Zëri/