SHBA mbi “Pancirin”: Hiqni dorë nga transaksionet me Rusinë ose përballuni me sanksione

“I bëjmë thirrje aleatëve tanë të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë të cilat mund të sjellin deri te vendosja e sanksioneve sipas Ligjit mbi Rezistencën ndaj Kundërshtarëve Amerikan Nëpërmes të Sanksioneve (CAATSA)”, ka kumtuar Departamenti i shtetit në pyetje të Zërit të Amerikës ta komentojë dërgesën e sistemit raketor rus “Pancir S1” e cila ka arritur në Serbi.

SHBA mbi “Pancirin”: Hiqni dorë nga transaksionet me Rusinë ose përballuni me sanksione

“Në bisedë me zyrtarët e lartë qeveritar të Serbisë shumë herë kemi shprehur brengosjen tonë për shkak të blerjes së armatimit luftarak rus nga ana e Serbisë, duke përfshirë edhe blerjen e sistemit “Pancir”, ka pretenduar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Nga Bashkimi Evropian më herët është kumtuar se për përparim në rrugën e eurointegrimeve, është e nevojshme që Serbia ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

“Qeveria e Serbisë e ka caktuar integrimin në Bashkimin Evropian si prioritet strategjik të shtetit. Presim që Serbia të sillet në harmoni me obligimet të cilat i ka marrë”, ka kumtuar Peter Stano, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të BE Josep Borrell.

Marrëveshje për blerje të sistemit raketor rus “Pancir S1” Serbia dhe Rusia kanë arritur gjatë ushtrimeve të përbashkëta ushtarake “Vëllazëria Sllave” të mbajtur në tetor 2019./Insajderi.com.