Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin përfundimtar të Departamentit për Energji të Shteteve të Bashkuara, për menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, sipas një nga zotimeve të marrëveshjes së 4 shtatorit, që qe nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:
- Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.
- Të implementohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e centralit energjetik dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Duke lidhur të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.
- Implementimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve. Të formohet një komision i Lumit Ibër i cili do të përkrahte operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë.
- Të përmirësohet parashikueshmëria e furnizimit me ujë.
Sistemi i Ujmanit duket se luan rol të ngjashëm me Digën e Grand Couleet në lumin Columbia në Paqësorin Veriperëndimor në SHBA sa i përket kontributit të tij për sistemin e maganizimit për furnizim me ujë gjatë sezoneve, dhe energjinë ujore dhe po ashtu për shërbimet e kontrollit të përmbytjes – të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të gjitha të bazuara në një kombinim të parashkimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër. Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe fluksit të parashikimeve, që janë produkte të parashikimeve në dispozicion të Komisionit Evropian në rajonin e Ballkanit, për të përmirësuar planifikimin e operacioneve në sistemin e Ujmanit, thuhet ndër tjera./Koha.net