SHBA merr vendim që t’ia refuzojë vizën – ministri kosovar gjendet në New York

SHBA merr vendim që t’ia refuzojë vizën – ministri kosovar gjendet në New York

Besim Beqaj, njeriut që nga dita e sotme nuk do t’i lëshohet viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht gjendet atje.

Beqaj ka udhëtuar në New York, si ministër i Inovacionit ai për atje ka udhëtuar tash e sa ditë. Vendodhja e tij është konfirmuar nga postimet që vet Beqaj i ka bërë në llogarinë e tij Instagram, shkruan Insjaderi.

“30 biznese nga Kosova përfaqësojnë Kosovën krahas shumë kompanive të mëdha botërore, në tri ditët e ardhshme në @smartcitiesny , me mbështetjen financiare të Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Në panelin e sotëm “Bashkëpunimi, si mundësi për rritje ekonomike” theksova progresin e Kosovës në këtë fushë dhe mundësitë që ofron ambienti i të bërit biznes në vendin tonë për investitorët e huaj. #scny2019”, ka shkruar Beqaj.

Kujtojmë se Besim Beqaj nuk do të mund të udhëtojë më për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi të ambasadës amerikane në Prishtinë

Aty thuhet se zyrtarët e Kosovës që janë të përfshirë në katër rastet e rënda gjyqësore të Kosovës nuk do t’u jepet viza për në SHBA.

Njëra prej rasteve të përmendura është edhe rasti “Pronto”, ku po akuzohet Besim Beqaj që udhëheq me ministrin e Inovacionit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kur ishte pyetur për ministrat që po përballen me drejtësinë vendore, kishte thënë se nuk do të merr vendim për shkarkimin e tyre pa u shpallur fajtor.

Përmes një komunikate, Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë me dije se u kanë vendosur sanksione disa zyrtarëve të Kosovës, duke u ndaluar hyrjen në shtetin Amerikan.

“Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij vendimi, Besim Beqaj është një ndër personat që do t’i ndalohet hyrja në shtetin amerikan. Beqaj mbanë pozitën e ministrit të Inovacionit./Insajderi/