SHBA-të bëjnë thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri

SHBA-të bëjnë thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka bërë thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Këtë apel Price e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Në shkrimin e tij zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha se respekti për rezultatin e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë shqiptare.

Duke uruar popullin e Shqipërisë për zgjedhjet, zëdhënësi tha se SHBA pret të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Kryeministrin Rama dhe vlerësojnë fushatën e fortë që bëri opozita. /Insajderi.com