“SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin aktivisht dialogun Kosovë – Serbi”

“SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin aktivisht dialogun Kosovë – Serbi”

Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të shtetit, Bertram Brown, është shprehur i bindur se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Siç shprehet Brown, Amerika do të ndihmojë aty ku është e mundur dhe pret që Prishtina, Beogradi dhe Uashingtoni të vazhdojnë të zabtojnë marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë, secili për interesat e tyre.

“Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës varet kryesisht nga qeveritë e tyre, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian përmes të dërguarit special, Miroslav Lajçak, në rolin e ndërmjetësit”, tha Brown për agjencinë serbe të lajmeve ‘Tanjug’.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë ku gjithashtu janë përfshirë marrëveshje infrastrukturore midis këtyre dy vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, derisa njëra nga pikat e marrëveshjes parashihte edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. /Insajderi.com