
Edhe njëherë tjetër nga Shtëpia e Bardhë i është kërkuar Serbisë që të zbardhin rastin e vëllezërve Bytyqi.
Agron, Ylli e Mehmet Bytyqi, ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ishin kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar në luftën çlirimtare.
Por, për ta SHBA vazhdimisht kërkon drejtësi, përcjell Insajderi.
Tash së fundi, këtë përmes një postimi në Twitter e ka kërkuar edhe Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price,
“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë së bëri thirrje për një zgjidhje të këtij rasti”, ka shkruar Price. /Insajderi.com