“Shefi i AKI-së ka ofruar dorëheqjen”

“Shefi i AKI-së ka ofruar dorëheqjen”

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka ofruar dorëheqjen nga posti që mban. Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.

Ofrimi i dorëheqjes së Gashit vjen pas kërkesës së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që ai ta lirojë postin, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

“Zotëri Gashi ka ofruar edhe vetë dorëheqjen për ta liruar rrugën për çfarëdo vendimi që do të merret për të. Ai ka qenë i sinqertë dhe i gatshëm”, ka bërë të ditur Tahiri për T7.

“Ka thënë se jemi i gatshëm të hapi rrugë për çfardo që duhet dhe ka nevojë. Ai ka thënë se pas kësaj që ka ndodhur nuk dëshiron të jetë edhe pengesë për vendime të ardhshme”, ka treguar Tahiri.