
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka përgëzuar emërimin e shefit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Ambasadori Szunyog ka thënë se është i gëzuar që i diplomuari i programit të BE-së për bursa post-diplomike është zgjedhur drejtor i AKI-së.
“I gëzuar të shoh që njëri nga të diplomuarit e programit të BE-së për bursa Young Cell Scheme është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Të diplomuarit e këtij programi kanë potencial të madh. I gëzuar që ata mund të kontribuojnë direkt në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë marrë vendim të enjten për të emëruar Petrit Ajetin Drejtorin të AKI-së./Insajderi.com