Shefi i BE-së në Kosovë uron Konjufcën

Shefi i BE-së në Kosovë uron Konjufcën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për postin të cilin e mori sot, njofton Insajderi.

Këtë urim Szunyog e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Szunyog mes tjerash i ka rikonfirmuar Konjufcës se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës.

“Urime për Kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryesinë e Kuvendit. Vazhdoni përpara në udhëheqjen mbarëpartiake, si kyç për sigurimin e funksionimit efektiv dhe demokratik të Kuvendit. BE-ja rikonfirmon mbështetjen për institucionet e Kosovës”, ka shkruar Szunyog. /Insajderi.com