Shefi i BE-së në Kosovë viziton sot veriun

Shefi i BE-së në Kosovë viziton sot veriun

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, do të vizitojë sot veriun e Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo vizitë do të realizohet me rastin e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, ku do të lansohet aktiviteti i pastrimit vullnetar.

Kamionët për mbledhjen e mbeturinave janë në vlerë prej 700 mijë eurosh.

Ata do të dorëzohen si pjesë e një projekti për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE-ja.

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Szunyog po ashtu do ta lansojë një aktivitet të pastrimit vullnetar në komunën e Mitrovicës të Veriut dhe të Zveçanit. /Insajderi.com