Shefi i BE-së tregon se kur vijnë në Kosovë 100 mijë vaksinat e “Covax”-it

Shefi i BE-së tregon se kur vijnë në Kosovë 100 mijë vaksinat e “Covax”-it

Në Kosovë ende nuk ka nisur fushata e vaksinimit anti-COVID, ndërsa sipas zotimeve që ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vaksinat e para pritet të vijnë në shkurt, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka paralajmëruar ardhjen e 100 mijë dozave të vaksinës në Kosovë në gjysmën e parë të vitit.

“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 përmes COVAX të mbështetur nga BE-ja. Më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit”, ka shkruar Szunyog në Twitter./Insajderi.com