Shefi i deputetëve të LDK-së paralajmëron largimin e kryeministrit Haradinaj

Shefi i deputetëve të LDK-së paralajmëron largimin e kryeministrit Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur kryeministër në largim shefin e ekzekutivit, Ramush Haradinaj, teksa ka komentuar disa nga ngjarjet e fundit në vend.

Në mes tjerash, Hoti ka thënë se Kosova duhet të prodhojë lajme për investitorë të huaj e arritje në diplomaci, në vend të grevave, e regresit në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem”, ka thënë Hoti, përmes një statusi në Facebook, teksa është shprehur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe adminsitratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com