
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars–Gunnar Wigemark.
Limaj dhe Wigemark kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, njofton Insajderi.
Gjithashtu, Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, por nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon ta jep EULEX-i për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Në anën tjetër, shefi i EULEX-it Wigemark, u zotua se misioni të cilin ai drejton, do të vazhdojë të mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë. /Insajderi.com
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të…
Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Donnerstag, 10. September 2020