Shefi i EULEX-it tregon se për çka u bisedua në takimin me Lajçak e Palmer

Shefi i EULEX-it tregon se për çka u bisedua në takimin me Lajçak e Palmer

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, theksoi se në këtë takim, diskutuan për sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.

“Është gjithmonë kënaqësi që të bisedohet situata e sundimit të ligjit në Kosovë dhe roli i EULEX-it, me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Mattheë Palmer, si dhe kolegun tim, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e Wigemark.

Lajçak dhe Palmer pas vizitës së tyre dy-ditore në Kosovë, kanë mbajtur konferencë për media, ku u deklaruan rreth qëllimit të vizitës së tyre në Prishtinë. /Insajderi.com