Shefi i EULEX-it ka shprehur admirim për kryeministrin, Avdullah Hoti pasi e pa duke udhëtuar me aeroplan të klasës ekonomike.
Shefi i EULEX-it, ka lavdëruar, Lars-Gunnar Wigemark ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin pasi në Bruksel udhëtoi me aeroplan të klasës ekonomike dhe jo atë të biznesit, këtë ende nuk e ka konfirmuar zyra e kryeministrit, por shefi i EULEX-it tha se e ka parë Hotin.
“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark në Twitter
Kryeministri i Kosovës të enjten do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian për të vazhduar me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pas disa takimeve virtuale. /Insajderi.com/
Hats off for #Kosovo 🇽🇰 Prime Minister @Avdullah Hoti who today travelled with the rest of us in economy class on the ✈️ Pristina to Vienna and on the ✈️ below from Vienna to Brussels. How many other Western Balkans’ Prime Ministers would save on tax payers money in such a way? pic.twitter.com/XiOmXyY5w7
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) July 14, 2020