Shefi i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes rezulton pozitiv me Coronavirus

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes rezulton pozitiv me Coronavirus

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, Jashar Ramadani, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me bahskëshorten dhe djalin e tyre, njofton Insajderi.

Lajmin për infektimit e tij, e ka dhënë vetë Ramadani, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të tre janë vetëkarantinuar dhe gjendjen shëndetësore e kanë stabile.

“Pas testimit, unë, bashkëshortja dhe djali, të tretë profesionistë shëndetësorë, kemi rezultuar pozitiv me Covid-19. Jemi të vetëkarantinuar dhe gjendjen shëndetësore e kemi stabile”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar, pasi sipas tij virusi nuk njeh ai mund ta prekë secilin.

“Pas testimit, unë, bashkëshortja dhe djali, të tretë profesionistë shëndetësorë, kemi rezultuar pozitiv me Covid-19. Jemi të vetëkarantinuar dhe gjendjen shëndetësore e kemi stabile. Ju lutemi t’i respektoni dhe tu përmbaheni këshillave – bartja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe higjiena posaçërisht e duarve”, ka apeluar Ramadani.

Ndryshe, Jashar Ramadani është edhe vëllai i heroit, Agim Ramadani. /Insajderi.com/