
Bajram Gecaj, Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve te Brendshme, Agim Veliut, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin pasi ky i fundit i bëri thirrje diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votohet kandidati demokrat, Joe Biden.
Ky veprim i Kurtit po cilësohet I gabuar nga Gecaj i cili e quajti “të krisur”, ish-kryeministrin.
“Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane”.
Më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet presidenciale ku përballen Donald Trump e Joe Biden. /Insajderi.com