Bajram Gecaj: Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa ne shpresojmë të jetë.
Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka shkruar në Facebook një status të shkurtër dhe në një pjesë të tij thuhet se “për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme”.
Ditën e djeshme vetë Lidhja Demokratike e Kosovës, parti të cilës i takon Gecaj, e ka marrë një vendim i cili mund të konsiderohet se ka ardhur në kohë të papërshtatshme.
Anëtarët e kryesisë së LDK-së, votuan dje që ta sharkojnë nga pozita e nënkrytares, Vjosa Osmanin, njeriun më i votuar i LDK-së në zgjedhjet e gundit dhe e dyta më e votuar pas lufte – i pari Ibrahim Rugova.
“Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa ne shpresojmë të jetë” (Jim Horning)! Për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme; megjithatë, ato duhet të merren”, ka shkruar Gecaj.
Agim Veliu njihet si një nga personat që ka dallimet më të mëdha me Vjosa Osmanin brenda partisë./Insajderi.com