Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë se aleanca heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike”.
Vërejtjet Stoltenberg erdhën përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo.
Stoltenberg tha se NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet, raporton Anadolu.
Kujtojmë që të hënën protestuesit serbë në veri, u përplasen me ushtarët e KFOR-it, ku mbetën të lënduar 30 ushtarë.