
Kryesuesi i misionit të OSCE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Braathu ka zgjedhur që këtë festë ta urojë duke pëdorur fjalët shqipe.
“Urime festa e Kurban Bajramit!”, ka shkruar ai në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi.
Festën e Bajramit e ka uruar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i cili ndër tjerash ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për mospërhapjen e mëtutjeshme të virusit Corona. /Insajderi.com/