Shefi i zjarrfikësve tregon si e gjetën veturën në të cilën dyshohet se u vra Qerim Kelmendi

Shefi i zjarrfikësve tregon si e gjetën veturën në të cilën dyshohet se u vra Qerim Kelmendi

Shefi i Shtabit të Zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikqi, ka dhënë detaje lidhur me intervenimin e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në veturën ku është gjetur i vdekur Qerim Kelmendi.

Sipas Nikqi,  kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, e gjithë vetura ka qenë në flakë më pas zjarri është shuar pas 3-4 minutash.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate zjarrfikësit kanë marrë një informatë për diegien e një veture në fshatin Llabjan. Zjarrfikësit të gjithë veturën e kanë gjetur më flakë. Zjarri nuk ka dal jashtë veturës së djegur. Për katër minuta zjarrfikësit kanë shku në vendin e ngjarjes. Na kanë tregu se një person ka qenë brenda i djegur. Dyert nuk i kanë hapur se nuk kanë të drejtë. Për tre-katër minuta është ndalë zjarri”, ka thënë Nikqi për Express.

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendit së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar./Insajderi.com