Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur rreth ardhjes së vaksinës anti-COVID në vend, njofton Insajderi.
Këshilli i Investitorëve Evropian ka zhvilluar një intervistë me Szunyog, ku tha se nga programi i COVAX Kosova do të përfitojë falas vaksinën për 20 përqind të popullatës, ndërkaq pjesa e tjetër do të vjen në pjesën e dytë të vitit.
“Që të dyja, qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrumentë globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë (OBSH) Për më tepër përmes kësaj instrumente BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon. Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë”, është shprehur ai.
Bashkimi Evropian në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shpërndahen bazuar në numrin total të popullsisë.
Kjo paketë do t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perendimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së. /Insajderi.com