Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pritet të zhvillojë një vizitë në Janjevë këtë të hënë, njofton Insajderi.
Sunjog këtë vizitë do ta bëjë bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq.
Kësaj vizite do t’i bashkëngjiten edhe ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë.
Zyrtarët pritet të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale. /Insajderi.com