Shefi i Zyrës së BE-së ngushëllon popullin e Kosovës pas tragjedisë në Kroaci

Shefi i Zyrës së BE-së ngushëllon popullin e Kosovës pas tragjedisë në Kroaci

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti i sotëm i autobusit në Kroaci, njofton Insajderi.

Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Szunyog uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci”, ka shkruar ai.

“U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”.

“Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, përfundon Szunyog.

10 persona kanë vdekur, 15 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore kurse 44 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore në aksidentin e sotëm të ndodhur në autostradën pranë qytetit Slavonski Brod në Kroaci.

Autobusi i cili po i barte këta udhëtarë, ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë. /Insajderi.com