
Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, e ka quajtur “dhelpër të vetmuar” Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin.
Kjo etiketë e Gecajt erdhi pas vizitës zyrtare së Osmanit në Shqipëri.
Ai përmendi vizitën e Hotit në Shqipëri, ku tha se “Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës”.
“Kryeministri Hoti funksionin në ekip, e jo si dhelpër e vetmuar”, përfundoi Gecaj duke atakuar Osmanin. /Insajderi.com