Avni Arifi, shef i negociatave me Serbinë, ka thënë se dialogu mes shtetin fqinj është i paalternativë dhe i pashmangshëm, megjithë pengesat që mund të dalin në rrugë.
Ai ka deklaruar se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe që palët të kthehen në tyrezën e bisedimeve.
Arifi ka kërkuar nga Serbia që të kthehet në dialog.
“Pavarësisht deklarimeve, që nuk kanë munguar në ditët e fundit, ky proces është i pandalshëm, i paalternativë. Neve na mbetet që të ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, por edhe delegacionin serb, që të kthehen në tryezë dhe të implementohen marrëveshjet e arritura”, tha Arifi për Klan Kosovën. /Insajderi.com