Shefi i UMMIK-ut dënon dhunën ndaj Ollurit

Shefi i UMMIK-ut dënon dhunën ndaj Ollurit

Shefi i misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka dënuar sulmin ndaj drejtuesit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Ai ka thënë se gazetarëve duhet t’iu mundësohen kushte të punojnë pa frikë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Parim Ollurit, drejtorit dhe gazetarit të gazetës online ” Insajderi “. I uroj z. Olluri një shërim të shpejtë. Është esenciale që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa frikë nga ndëshkimi. Autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Sulmin fizik ndaj drejtorit të Insajderit e kanë dënuar edhe diplomatë të tjerë të akredituar në Kosovë, përfshirë këtu ambasadorin amerikan Greg Delaëie dhe atë britanik, Ruairi O’Connell./Insajderi.com