Shefqet Bylykbashi ftohet nga Specialja

Shefqet Bylykbashi ftohet nga Specialja

Shefqet Bylykbashi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur si dëshmitar, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Lipjan.

“Veteranë të respektuar të UÇK-së, dhe ju qytetarë të Kosovës, ju njoftoj se sot ju ka konfirmuar ftesa nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, veteranit të UÇK-së, Shefqet Bylykbashi, si dëshmitar i kësaj Gjykate. Shefqeti, sipas ftesët, duhet të lajmërohet më datën 08.12.2020”, thuhet në njoftimin në Facebook të OVL UÇK-së, dega Lipjan./Insajderi.com