Shefqet Kabashi ia kujton fjalët që ia tha Albin Kurtit – tregon cilën parti e mbështetë

Shefqet Kabashi ia kujton fjalët që ia tha Albin Kurtit – tregon cilën parti e mbështetë

Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së ka folur për takimin e tij që kishte pasur me Albin Kurtit gjatë luftës. Ka thënë se veprimet e Albin Kurtit sipas tij nuk kanë qenë në rregull.

“Albini për menim temin nuk ka qenë në rregull. Thash Albin a të kanë vetë a je kanë ushtar i UÇK-së. Tha unë jam kanë kundër Milloshit, i thash tanë janë kundër Milloshit”, ka deklaruar ai në T7.

Ai po ashtu ka folur edhe për partitë politikë që ka mbështetur atëherë dhe që mbështetë tash. Thotë se ka mbështetur LDK-në qysh në kohën e luftës si dhe mbështet ende.

“Janë ka i ndajnë njerëzit qysh ka mundësi me kanë edhe i LDK-së edhe me qenë në luftë. Unë kam qenë hale edhe sot jam. Edhe pse është komunistë thotë në LDK është çerdhe e demokracisë”, ka deklaruar Kabashi.