Shefqet Kabashi: Unë e kam shpëtuar Ramush Haradinajn nga burgu

Shefqet Kabashi: Unë e kam shpëtuar Ramush Haradinajn nga burgu

Shefqet Kabashi që ishte bërë i famshëm me refuzimin e tij për të dëshmuar në Hagë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve,ka thënë se ai ka shpëtuar kryeministrin e Kosovës pa u dënuar me burgim.

Ai ka thënë se pavarsisht se a kishte kryer Haradinaj apo jo krim, sipas tij kryeministri i sotëm do të dënohej.

“Qe ky njeri që është në dy këmbë e ka shpëtuar Ramush Haradinajn pa u dënuar në burg”.

“Unë e kam shpëtuar Haradinajn pa u dënuar në Hagë. Refuzimi im për të dhënë dëshmi e ka shpëtuar atë, pavarësisht nëse e kishte kryer krimin apo jo”, ka deklaruar Kabashi në T7./Insajderi.com