Shefqet Krasniqi i shton edhe dy fjalë për Nënën Terezë – përmend edhe Adem Jasharin

Shefqet Krasniqi i shton edhe dy fjalë për Nënën Terezë – përmend edhe Adem Jasharin

Ish-imami i xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është deklaruar edhe një herë lidhur me deklaratën e tij që kishte dhënë për “Nëna Terezë”. Ai për dallim nga hera e kaluar ka shtuar edhe dy fjalë në lidhje me deklaratën kur kishte thënë se “’Nëna Terezë’ e ka vendin midis xhehenemi”.

Ai ka thënë se pyetja që i ishte përgjigjur kishte qenë në kontekstin fetar.

“A thashë më herët se duhet të besojmë çfarë thotë Kur-ani. Çështja e Terezës ka qenë rastësi. Kur je në xhami dhe të vinë me shumë pyetje dhe pyetesh fetarisht: ai që nuk është mysliman ku e ka vendin?”, ka thënë deklaruar ai në Debat Plus.

Krasniqi ka thënë se në lidhje me atë përgjigje po i shtonë edhe dy fjalë. Është deklaruar se asnjë prijsë  fetar nuk thotë për anëtarët e tjerë të një feje se do të shkojnë në parajsë.

“Atëherë i kam thanë me dy fjalë tash po i them edhe dy fjalë, po pse po më vet mua ku e ka vendin ai që nuk është mysliman, po shko vete priftin ku e ka vendin ai që nuk është krishterë. Shko vete edhe atë zotëri”.

“Nëse themi ne që krejt njerëzit janë në xhenet atëherë çfarë rëndësie ka që unë e prishi gjumin në katër të mëngjesit  dhe rri një muaj pa ngrënë dhe pa pirë në Ramazan dhe as nuk mundem me fol prej lodhjes”, ka deklaruar ai shkruan Insajderi.

“Nëse shkon e pyet një prift se ku e ka vendin Adem Jashari apo Ismajl Qemajli. Nëse të thotë një prift se është parajsë thuaj se ke dezertuar prej fejes. Unë nuk po të urrej, se e kam të ndaluar, por feja jote thotë ashtu.  Feja jote thotë se ata që nuk pagëzohen shkojnë në ferrë”, ka deklaruar ai më tej./Insajderi.com