Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, në rrjetin e tij social “Facebook” ka kujtuar kohën kur kishte marrë pjesë në delegacionin amerikann së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Afër 27 vite më parë (më 1992) kisha nderin që në krah të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova të marrë pjesë në pritjen e delegacionit të Kongresit Amerikan në krye me senatorin Robert Joseph Dole (Bob Dole). Kjo vizitë e senatorit Bob Dole ishte vizita e parë e nivelit të lartë të SHBA-së në Kosovë. Prandaj kjo ngjarje ka peshë të madhe historike për lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Shehu.
Ai ka thënë se është krenar që i ka shërbyer vendit për tre dekada dhe ka bërë thirrje për bashkim kundër atyre që nuk e njohin Kosovën.
“Kur kujtojmë këtë ngjarje sot në vitin 2019, ndihem krenar që i kam shërbyer me përkushtim vendit tim dhe bashkëqytetarëve të mi për më shumë se tri (3) dekada”, ka shtuar Shehu.
Afër 27 vite më parë (më 1992) kisha nderin që në krah të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova të marrë pjesë në…
Gepostet von Ruzhdi Shehu am Freitag, 27. September 2019