Shembet një pallat në Durrës

Një pallat në Durrës është shembur rreth orës 14:30 minuta të së martës pasi kishte pësuar dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për fat të mirë, ky pallat nuk u shemb gjatë lëkundjeve të forta, por mori dëmtime të shumta në kollona dhe pas vlerësimit të bërë nga ekspertët u konsiderua i pabanueshëm.