Shembull i animuar i aksidentit tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Shembull i animuar i aksidentit tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Një mënyrë se si ka arritur të dalë autobusi me regjistrim të Kosovës, jashtë autostradës afër qytetit Slavonski Brodt ë Kroacisë, tashmë veç është shfaqur në ekranet e mediave të këtij vendi, njofton Insajderi.

E përditshmja “DNEVNIK.hr” ka dhënë një shembull të animuar të aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur 10 persona – një nga të cilët ishte shofer autobusi, ndërsa të tjerët pasagjerë.

Në këtë video-animacion, shihet se si autobusi ka dalë jashtë korsisë e më pas edhe rrokulliset, ndonëse rruga ishte e drejtë dhe e sigurt.

Në këtë autobus që po vinte nga Gjermania për në Kosovë, përveç pasagjervë te vdekur, edhe 59 persona të tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë të gjallë nga ky aksident i rëndë.

15 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të rejat e fundit nga Kroacia tregojnë se shumica prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë.

Disa nga të mbijetuarit, të cilët kanë kaluar pa lëndime të rënda, kanë rrëfyer momentin e aksidentit, por secili thotë se ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk është e qartë se si erdhi deri te tragjedia e kësaj madhësie.

Pas rastit të kobshëm në Brod të Kroacisë, drejt këtij vendi kanë shkuar kryeministri Kurti dhe disa nga ministrat.

Pasi vizitoi të lënduarit në spital, Kurti tha se ka marrë rrugë për atje për t;ju qëndruar afër personave të përfshirë në aksident. /Insajderi.com