Mbi 40 aksidente si pasojë e borës në Prishtinë

Mbi 40 aksidente si pasojë e borës në Prishtinë

Pas reshjeve të mbrëmshme të borës edhe aksidentet në trafik janë shtuar.

Vetëm në rajonin e Prishtinës, deri më tani janë shkaktuar mbi 40 aksidente, nga të reshurat e borës me dëme materiale, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Rruga B është një njëra nga rrugët të cilat ka pasur më së shumti vështirësi, ndërsa të gjitha rrugët tjera janë të kalueshme ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë për Insajderin se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 24 aksidente tjera  në të gjithë territorin e Kosovës, ku gjashtë prej tyre janë me lëndime. /Insajderi.com