Sipas informacioneve që ka dhënë IGJEUM, bëhet me dije se një lëkundje e vogël është regjistruar në Devren të Fushë Krujës dhe një tjetër më e madhe në Bubq. <" />

Shënohen tërmete të vogla gjatë natës, këtu ishin epiqendrat

Shënohen tërmete të vogla gjatë natës, këtu ishin epiqendrat

Sipas informacioneve që ka dhënë IGJEUM, bëhet me dije se një lëkundje e vogël është regjistruar në Devren të Fushë Krujës dhe një tjetër më e madhe në Bubq.

Tërmeti që shkundi Shqipërinë mbrëmë rreth orës 9, është shoqëruar me disa pas lëkundje. Sipas informacioneve që ka dhënë IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), bëhet me dije se një lëkundje e vogël është regjistruar në Devren të Fushë Krujës dhe një tjetër më e madhe në Bubq.

Më tej shtohet se goditja në Devren ka qenë vetëm 1.5 rihter në orën 02:13, ndërsa ajo në Bubq 2 rihter në orën 04:20.

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e djeshme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.