Shërbimet serbe të inteligjencë: Nivel i lartë i tensionimeve në Kosovë

Këshilli serb për kontroll të shërbimeve të inteligjencës ka konstatuar “se është koha e fundit që bashkësia ndërkombëtare të reagojë në provokimet e Prishtinës, dhe shembje të dialogut”.

Shërbimet serbe të inteligjencë: Nivel i lartë i tensionimeve në Kosovë

Në seancën e Këshillit, ku kanë marrë pjesë drejtorët e shërbimeve të inteligjencës – Agjencia e inteligjencës dhe sigurisë (BIA) Bratisllav Gashiq, Agjencisë së sigurisë ushtarake (VBA), gjeneral brigade Gjuro Jovaniq dhe drejtori i Agjencisë së inteligjencës ushtarake (VOA) Zoran Stojkoviq, u miratua raporti mbi punën e BIA-s prej 1 tetori 2018 deri më 31 mars të këtij viti, si dhe raporti për gjendjen e sigurisë në Serbi.

Kryetari i Këshillit Igor Beçiq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se të gjithë anëtarët e këshillit i kanë dhënë përkrahje të plotë presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë serbe “në përpjekje të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon në mbrojtje të interesave kombëtare të Serbisë, përkundër provokimeve të Kosovës”.

Këshilli “e ka hedhur poshtë rezolutën për krime lufte të cilat i ka kryer Serbia në Kosovë e të cilën e kanë miratuar institucionet kosovare, duke theksuar se ky është edhe një provokim i Kosovës me të cilin minohet dialogu”.

Ky këshill ka konstatuar se “është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar të reagon në provokimet e Kosovës në vend të përpjekjeve për dëmtim të fitores së shkëlqyer të Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë”./Insajderi.com.